Aktualitet

Pronat, DASH publikon kostot shqiptare në Gjykatën e Strasburgut: 50 mln USD!

Fatura e vendimeve, që Gjykata e Strasburgut ka dhënë kundër Shqipërisë për çështjen e pronave ka arritur plot 50 milionë dollarë. Shifra është bërë publike për herë të parë nga Departamenti amerikan i Shtetit. Kthimi dhe kompesimi i pronave në Shqipëri ka filluar që në vitin 1993, por sipas Departamentit të Shtetit, ky proces është minuar nga korrupsioni, duke i detyruar shumë pronarë t’i drejtohen institucionit penal për të drejtat e njeriut. Aktualisht në Strasburg janë edhe 400 padi të tjera pezull të pronarëve kundër qeverisë shqiptare.