Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat, hodhi akuza ndaj Policisë së Shtetit, duke thënë se gjatë protestës së djeshme është ushtruar dhunë ndaj qytetarëve dhe është përdorur gaz lotsjellës i skaduar.
Sipas Berishës, kjo protestë kishte një risi të veçantë, pjesëmarrjen masive të të rinjve, të cilët ai i cilësoi si faktor kyç për rrëzimin e qeverisë.
“Kjo protestë pati një risi themelore: u dominua nga rinia. Është ogur për vendin, sepse ata do ta përmbysin këtë organizatë kriminale. Dje narkopolicia përdori dhunë të egër ndaj protestuesve, goditi me të gjitha mjetet dhe përdori gaz lotsjellës të skaduar, i cili në konventat botërore përbën helm luftarak dhe nuk mund të përdoret. Ky gaz kishte skaduar prej tre vitesh dhe është transformuar në helme që japin dëmtime në sistem dhe mund të shkaktojnë edhe humbjen e shikimit,” u shpreh Berisha.