Para Kryeministrisë po mbahet protesta e gjashtë për projektin e Zvërnecit.
Gjatë tubimit, personi që mbante megafonin lajmëroi qytetarët se kishte humbur një fëmijë mes turmës me njerëz, ai kërkoi gjithashtu që të gjithë të pranishmit të uleshin në gjunjë, në mënyrë që të identifikohej fëmija.
Me mikrofon po bëhen herë pas herë thirrje që fëmija i humbur është një vajzë 6-vjeçare dhe se nëna e saj, po e pret para Kryeministrisë.
Pas kërkimin prej disa minutash, efektivët e policisë gjetën vajzën 6-vjeçare e cila u bashkua me të ëmën.
Protestës para kryeministrisë iu bashkua edhe një vajzë që është në pritje të ëmbël. Ajo tha se në këtë tubim ndodhet për të ardhmen e vajzës së saj që do të vij në jetë.
“Jam krenare sot. Jam këtu për gocën që do të vij në jetë, për të ardhmen e Shqipërisë. Malet e bukura nuk ia lejomë t’ia shesim Amerikës. Shqipëria është e shqiptarëve, e fëmijëve që do të vijnë në jetë. Anullo projektin”, tha ajo.
Mes qytetarëve që folën në protestën para Kryeministrisë ishte edhe një i ri me aftësi të kufizuara, i cili nga karrigia me rrota mbajti një fjalim me tone të forta kundër qeverisë Rama
“Ai na tha jemi grek. Jo! Ai na quajti se jemi nga Irani. Jo! Ai na tha ‘jeni të futur’. Jo! A jemi shqiptarë? Serbisht ka folur Rama. Greqisht ka folur Rama. Shqip flasim ne. Kët vendosim ne. Unë sot në protestë kam ardhur për ata tre fëmijë që humbën jetën falë kësaj qeverie dhe patronazhistave. Ata na shkelin me rrota. 3 fëmijë vdiqën si shkak i këtij shteti që mbjell vdekje.
Ai mori një mesazh nga zoti vetë, përzuri rininë dhe sheshi sot është plot të rinj plot shpresë dhe ëndrra. Ndaloji po deshe o qeveritari me i kapur dhe më i korruptuar në rruzullin tokësor. Sot jam si person me aftësi të kufizuara, që përfaqësoj një kategori më të harruar në historinë shqiptare. Ti ke marrë një nisëm të sponsorizuar për terapitë hormonale. Nuk jam kundër, le të vazhdojë, por paralelisht ti ti personat me aftësi të kufizuara i ke lënë me 13 mijë lekë të reja për shoqërues. A do më shërbente djali yt për një orë me këtë shumë? Jo! Pse na keni harruar, nga sot këta të rinj s’do të dorëzohen derisa ti të largoheni ju që na keni marrë frymë 35 vite të largoheni nga vendimmarrja për jetët tona” tha i riu