Celebrities Gossip Showbiz

Pse Dua Lipa dhe Callum Turner munguan në Met Gala 2026?

Ndryshe nga viti i kaluar, këtë herë Dua Lipa dhe Callum Turner vendosën të mos marrin pjesë në Met Gala 2026, duke zgjedhur të qëndrojnë larg vëmendjes së madhe mediatike.

Çifti, i cili bëri debutimin e tij në tapetin e kuq të eventit vitin e kaluar në New York, këtë herë u pa në Copenhagen, ku po kalonin kohë së bashku. Vetë këngëtarja ndau momente nga udhëtimi në rrjetet sociale, duke treguar një anë më private dhe të qetë të jetës së tyre.

Dua Lipa dhe Turner u fejuan në vitin 2025, një lajm që artistja e konfirmoi në një intervistë për British Vogue, ku u shpreh se është shumë e lumtur në këtë kapitull të ri të jetës së saj.

Ajo zbuloi gjithashtu se unaza e fejesës i përshtatet perfekt stilit të saj, duke shtuar se partneri i saj e njeh shumë mirë. Megjithatë, pavarësisht lumturisë, çifti nuk ka ende plane konkrete për martesë, pasi të dy janë të fokusuar në angazhimet profesionale.

Këngëtarja me origjinë shqiptare theksoi se po e shijojnë këtë periudhë, duke pranuar se vetëm tani ka filluar të imagjinojë se si mund të jetë një dasmë në të ardhmen.

Në vend të glamurit të Met Gala-s, duket se këtë herë ata zgjodhën qetësinë dhe kohën cilësore së bashku, një vendim që fansat e kanë pritur me shumë interes.