Gossip Showbiz

Pse Egli e sabotoi lojën me litarë që në minutat e para?

Një situatë e tensionuar ndodhi mbrëmë në Big Brother VIP Albania, ku banorët morën një sfidë që kërkonte bashkëpunim dhe durim.

Ata u ndanë në grupe dhe u lidhën me litarë me njëri-tjetrin, por për disa prej tyre kjo sfidë u bë shumë e vështirë. Egli, e cila ishte pjesë e grupit me Tirin, Gertën, Rizartën, Aldon dhe Rozanën, u shfaq e ngarkuar emocionalisht dhe shprehu vështirësinë për të vazhduar:

Dua të rri vetëm, dua të fle vetëm, dua të pi cigare vetëm. Jam shumë e rënduar dhe nuk mund të rri e lidhur.

Pas kësaj, ajo vendosi të shkëpuste litarin, çka do të sjellë dënimin e grupit, sipas rregullave të vendosura nga Vëllai i Madh.

Pavarësisht përpjekjeve të Gertës dhe banorëve të tjerë për ta qetësuar, Egli nuk pranoi të vazhdonte dhe vendimi i saj shkaktoi pakënaqësi mes banorëve. Tensionet në shtëpi janë rritur dhe mbetet për t’u parë se si do të ndikojë ky incident në marrëdhëniet mes tyre në ditët në vijim.