Lifestyle

Pse na duket se koha kalon më shpejt kur rritemi? Shpjegimi lidhet me…

Shumë njerëz e vënë re një gjë të çuditshme; vitet duken më të shpejta sa më shumë rritemi. Fëmijëria zgjat pafund, ndërsa pas të 30-ave duket sikur muajt “zhduken” pa u kuptuar. Shkencëtarët e shpjegojnë këtë me mënyrën si truri përpunon kujtimet dhe rutinën. Kur jemi të vegjël, çdo ditë është e re; përvoja të reja, emocione të forta dhe shumë “first times”. Truri krijon më shumë kujtime, prandaj koha duket më e gjatë.

Ndërsa në moshë të rritur, jeta bëhet më rutinë. Kur ditët ngjajnë me njëra-tjetrën, truri regjistron më pak “momente të reja” dhe kjo krijon ndjesinë sikur koha po ecën më shpejt. Në thelb, koha nuk ndryshon, ndryshon mënyra si ne e përjetojmë atë. Ndërkaq, në vitin 2025, ndikimi i rrjeteve sociale ka kaluar nga zakon i përditshëm në sjellje të varur. Sipas studimeve globale të sjelljes digjitale, 75% e përdoruesve e kontrollojnë telefonin brenda 5 minutave pasi zgjohen, përpara se të flasin, të hanë apo të mendojnë për ditën që i pret.

Statistikat tregojnë se preth 68% e njerëzve ndihen të shqetësuar ose nervozë kur nuk kanë akses në rrjete sociale për më shumë se disa orë. Ky fenomen, i njohur si ankthi digjital, po ndikon drejtpërdrejt në përqendrim, humor dhe cilësinë e gjumit. Mbi 60% e përdoruesve raportojnë se zgjohen gjatë natës për të kontrolluar telefonin, edhe pa marrë njoftime.

Studime të reja sugjerojnë se edhe pushimet e shkurtra nga rrjetet sociale mund të përmbysin efektet negative që ato kanë në tru, duke përmirësuar vëmendjen, shëndetin mendor dhe mirëqenien e përgjithshme. Një rast i përshkruar në një gjyq të rëndësishëm në SHBA nxori në pah ndikimin e thellë që mund të kenë rrjetet sociale. Një e re 20-vjeçare tregoi se si përdorimi i tyre kishte marrë kontrollin e jetës së saj që nga fëmijëria, duke e çuar drejt ankthit, depresionit dhe një obsesioni me pamjen e jashtme. Juria i dha të drejtë padisë së saj ndaj kompanive teknologjike, duke i shpallur ato neglizhente dhe duke urdhëruar dëmshpërblim prej 6 milionë dollarësh.