Shumë njerëz përjetojnë një rënie të energjisë teksa afrohen të 40-at, duke e krahasuar shpesh këtë fazë me “energjinë e pafund” të të 20-ave. Megjithatë, ekspertët theksojnë se kjo lodhje nuk lidhet drejtpërdrejt me plakjen, por me ndryshimet biologjike dhe kërkesat më të mëdha të jetës në këtë periudhë.
Sipas Michelle Spear, eksperte e anatomisë në University of Bristol, në të 20-at trupi ka më shumë masë muskulore, mitokondri më efikase dhe një sistem hormonal më të balancuar.
Këta faktorë ndikojnë që nivelet e energjisë të jenë më të larta dhe më të qëndrueshme gjatë ditës. Gjumi në këtë moshë është gjithashtu më i thellë dhe rikuperues, duke ndihmuar trupin të rifitojë energjinë më shpejt.
Ndërsa me kalimin e viteve, sidomos në të 40-at, masa muskulore bie gradualisht, mitokondritë bëhen më pak efikase dhe cilësia e gjumit zvogëlohet. Për gratë, luhatjet hormonale mund të ndikojnë ndjeshëm në ritmet e energjisë dhe temperaturën trupore.
Sipas profesoreshës, lodhja shpesh pasqyron një mospërputhje mes kërkesave të jetës së përditshme dhe ndryshimeve biologjike, jo një humbje të përhershme të energjisë.
Megjithatë, specialistët nënvizojnë se trupi mbetet i adaptueshëm edhe në këtë moshë. Aktiviteti fizik i rregullt, rutina të shëndetshme dhe menaxhimi i stresit mund të ndihmojnë në rikthimin e energjisë dhe përmirësimin e performancës fizike e mendore.
Sipas ekspertëve, edhe ndryshime të vogla në stilin e jetesës mund të sigurojnë nivele të qëndrueshme energjie për vitet në vijim.