Lifestyle

Pse pijet duken më të shijshme në shishe qelqi? Ja çfarë thotë shkenca!

Nëse ju ka ndodhur të ndjeni se një pije freskuese ka një shije më të mirë kur konsumohet nga një shishe qelqi, nuk është thjesht një perceptim personal – është fakt shkencor.

Biokimistja Sarah Risch shpjegon se qelqi është materiali më “neutral” për ruajtjen e pijeve, pasi nuk ndërvepron me përbërësit e tyre dhe nuk ndikon në shije.

Kjo e bën qelqin opsionin ideal për ruajtjen e aromës dhe freskisë origjinale të pijeve.

Në të kundërt, plastika përmban një përbërës të quajtur “acetaldehid”, i cili mund të transmetojë një shije të çuditshme dhe të papëlqyeshme, edhe nëse nuk e vëmë re menjëherë.

Edhe shishet metalike, në varësi të materialit të brendshëm, mund të ndikojnë në aromë apo të japin një ndjesi “të rëndë” në gojë.

Pra, nëse doni ta shijoni një pije në maksimum, zgjidhni qelqin – jo vetëm për shijen, por edhe për freskinë dhe elegancën që i jep momentit. Epo, edhe selfie-ja me një shishe qelqi duket më “chic”!