Bukuroshja e famshme Kendall Jenner sapo bëri 25 -vjeç dhe ka organizuar një festë të madhe për Halloween në “Harriet’s Rooftop”.
Modelja mblodhi familjarët dhe miqtë e saj në festën e ditëlindjes, ku nuk munguan edhe plot personazhe të famshëm si Justin Bieber dhe gruaja e tij Hailey Bieber, Jaden Smith apo dhe motra e Kendall, Kylie.
Në rrjetet sociale u shpërndanë foto dhe video nga festa, ku modelja ishte veshur si Pamela Anderon në filmin “Barb Wire”. Por pas një feste të organzuar kaq bukur, Kendall Jenner bëri një gabim të madh dhe për këtë nuk kishte si të shpëtonte nga fansat. Përveçse u kritikua për festën në një kohë pandemie, Kendall dhe të ftuarit nuk respektuan distancimin social, gjithashtu nuk kishin vendosur maskat.
Në hyrje të festës çdo i ftuar duhet të bente testin para se të merrte pjesë, por kjo nuk mjaftoi për fansat, ata kritikuan se këto teste nuk duhet të keqpërdoreshin për festa, por për njerëz në pamundësi që kanë më shumë nevojë. Pra çdo i ftuar që rezultonte negativ mund të merrte pjesë në ditëlindjen e Kendall Jenner.
Një tjetër detaj që tërhoqi vëmendjen nga mediat ishte një shkrim që Kendall kishte vendosur në ambientet e festimeve. Aty shkruhej se çdo i ftuar mund të bëjë shumë foto, por nuk duhet të postohen në rrjetet sociale. Pra kjo ishte një provë që modelja po shkelte rregullat.
https://www.instagram.com/p/CHEmMB5DG0y/?utm_source=ig_web_copy_link