Food & Drink Lifestyle

Pse ushqimet pas moshës 40 vjeç nuk shijojnë më njësoj?!

Kur mendoni për plakjen, gjërat e para që ndoshta ju vijnë në mendje janë rrudhat dhe dhimbjet. Por aspekte të tjera të procesit të plakjes janë më delikate, si për shembull mënyra sesi sythat e shijes duket se humbasin disi funksionin e tyre ndërsa plakeni. Pse ndodh kjo dhe çfarë mund të thotë për shëndetin tuaj ne ju ftojmë ta zbuloni më poshtë.

Çfarë janë saktësisht sythat e shijes?

Gjuha dhe pjesë të tjera të gojës e të grykës, përmbajnë një grumbuj qelizash në lëkurë që quhen sythat e shijes. Shumë prej tyre gjenden edhe në sipërfaqen e gjuhës. Një nga këto sytha ka deri në njëqind qeliza receptore. Ku çdonjëra mund të ndiejë një nga katër shijet: të thartën, të kripurën, të ëmblën ose të hidhurën. Nerva të tjerë të specializuar perceptojnë ndjesinë e nxehtësisë, të ftohtit dhe strukturës së ushqimit. Kështu ju mund të dalloni ushqimet specifike.

Si ndryshojnë sythat e shijes ndërsa plakeni?

Sipas ekspertëve ju keni rreth 10,000 sytha shijeje dhe ky numër zvogëlohet me kalimin e moshës, për disa kjo rënie fillon që në të 40-at. Kjo ndodh sepse ndërsa plakemi, rigjenerimi i këtyre qelizave fillon të ngadalësohet. Dhe kur numri i qelizave që dërgojnë sinjale në tru zvogëlohet, truri ka më pak informacion për të deshifruar shijen. E njëjta gjë ndodh me nuhatjen dhe me prodhimin e pështymës, të dyja luajnë një rol të madh në mënyrën se si e shijoni ushqimin. Përveç procesit të plakjes, probleme të ndryshme shëndetsore dhe stili i jetesës mund të jenë shkaku.

Këto mund të përfshijnë:

  • Probleme dentare: kavitetet, infeksionet dentare dhe myku, krijojnë një mjedis oral jo të shëndetshëm dhe prekin funksionet e receptorëve të shijes.
  • Medikamente të caktuara: shpesh ato shkaktojnë një shije të hidhur dhe tharje të gojës duke reduktuar aftësinë e gjëndrave të pështymës për të funksionuar.
  • Sëmundjet akute: alergjitë, sinoziti dhe infeksionet virale.
  • Probleme të caktuara shëndetësore: sëmundjet autoimune, diabeti dhe sëmundjet inflamatore të zorrëve.
  • Pirja e duhanit: mund të dëmtojë apo edhe të vrasë sythat e shijes sepse ngaladëson furnizimin e tyre me gjak.
  • Trajtimet e kancerit: kimioterapia mund ta përkeqësojnë më tej aftësinë tuaj për të shijuar nga dëmtimi i drejtpërdrejtë i indeve.