E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë psikologia Bona Miekley, për të folur më shumë për konceptin e dashurisë. A beson ajo tek shpirti binjak dhe pse njerëzit dashurohen me një narcist?
A vuan një narcist?
Një narcist patjetër që vuan, por është një vuajtje që e mban për vete, sepse frika për të shprehur trishtimin, ndoshta edhe të kërkuarit falje, është alarm në mendjen e vet. Kështu që normalisht vuan, por vuan përbrenda.