Lifestyle Live From Tirana Love & Sex

“Baza tek siguria dhe besimi…”/Çfarë është dashuria sipas psikologes Bona Miekley?

E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë psikologia Bona Miekley, për të folur më shumë për konceptin e dashurisë. A beson ajo tek shpirti binjak dhe pse njerëzit dashurohen me një narcist?

Si do e perifrazoje ti dashurinë?

Unë gjithmonë e kam menduar që dashuria është e durueshme. Dashuria nuk kërkon të sajat. Dashuria e vërtetë dhe dashuria e shëndetshme, për mua është ajo që bazën e ka tek siguria, e ka tek besimi. Një dashuri e shëndetshme, për mua ekziston kur krijohet një siguri emocionale, një hapësirë emocionale, nuk ka kontroll brenda një dashurie të shëndetshme. Nëse do më bëje pyetjen se ku qëndron ndryshimi nga varësia emocionale, ka një ndryshim total. Sepse varësia emocionale nuk bazohet tek siguria, por bazohet tek frika.