Aktualitet

Publikohet bilanci i 24 orëve të fundit, dy viktima nga COVID-19!

Ministria e Shëndetësisë, ka publikuar të dhënat e reja të ecurisë së COVID-19 në vendin tonë.

Dy humbje jete dhe 522 raste të reja janë shënuar në 24 orët e fundit me COVID-19 në vend, nga 6662 testime. Qytetarët që nuk arritën ta fitonin betejën me virusin ishin përkatësisht një 67-vjeçar nga Elbasani dhe një 84-vjeçar nga Mati.

Aktualisht janë 4,204 pacientë aktivë me COVID në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 59 pacientë.

Duket se shifrat janë në rritje, ndërkohë që raportohet se gjithnjë edhe më shumë po shtohet numri i të infektuarve me variantin Delta.

Statistika (19 Gusht 2021)

Raste të reja ditore         522

Të shëruar në 24 orë       98

Të shtruar në spitale       59

Humbje jete në 24 orë     2

Testime ditore                 6662

Testime totale             979,532

Raste pozitive             137,597

Raste të shëruara         130,920

Raste Aktive                    4204

Humbje jete                     2,473

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             1596

Shkodër          682

Vlorë               381

Fier                  378

Durrës             230

Elbasan           216

Lezhë              211

Berat               141

Gjirokastër       139

Korçë               92

Kukës              85

Dibër                 53