Ditët e fundit duket se po vijon trendi në rritje i rasteve me COVID, ndërkohë që një pjesë e të infektuarve rezulton pozitiv me variantin Delta. Fatmirësisht, pjesa më e madhe e tyre po e kalojnë pa simptoma të rënda.
Ndërkohë, gjatë këtyre ditëve, pas Tiranës e cila renditet e para për nga infektimet, e dyta vjen Shkodra, ku mbi 440 persona rezultojnë pozitiv.
Rritja e infektimeve ka shkaktuar dhe rritjen e të vaksinuarve gjithashtu, ku tashmë po kërkojnë të vaksinohen edhe moshat e reja.
Në të gjithë qarkun e Shkodrës, në 5 bashki deri tani rezultojnë mbi 80 mijë persona.