Nëna e re, Nykia Hamilton, e cila u cilësua si punonjësja më e mirë e Amerikës për faktin se për 12 orë rresht, drejtoi e vetme një restorant të tërë Burger King, është pushuar nga puna. Hamilton, 25 vjeçe, nga West Columbia, Karolina e Jugut, u bë virale muajin e kaluar pasi një klient postoi një video të nxitimit të saj për të përgatitur çdo porosi në Burger King në Broad River Road teksa ishte e vetme në turn dhe një radhë e gjatë klientësh u formua ngadalë.

Por tani, Hamilton ka humbur punën e saj për çështje të frekuentimit, për të cilat ajo pretendon se burojnë nga kujdesi për fëmijët e saj. “Burger King më pushoi nga puna sepse u vonova për shkak të fëmijëve të mi. Fëmijët e mi janë të parët”, vazhdoi ajo, duke argumentuar se puna nuk i krijon asaj mundësinë për të paguar një dado. Hamilton shtoi se është në depresion. Shumë ndjekës kanë dalë në mbrojtje të saj.