Jennifer Lopez ka surprizuar fansat me një rrëfim të papritur për përvojat e saj në ekran, duke zbuluar se aktori Brett Goldstein është partneri që puth më mirë nga të gjithë kolegët me të cilët ka punuar.
Deklarata erdhi në kuadër të promovimit të filmit të ri romantik “Office Romance”, ku dy aktorët ndajnë rolet kryesore. Sipas Lopez, përfshirja e saj në projekt ishte aq e rëndësishme sa filmi nuk do të realizohej pa praninë e saj.
Ajo zbuloi gjithashtu se nuk iu desh të kalonte në audicion, pasi skenari ishte shkruar posaçërisht për të nga Goldstein dhe bashkëkrijuesi i Ted Lasso, Joe Kelly.
Filmi, i drejtuar nga Ol Parker, rrëfen historinë e dy personazheve që bien në dashuri pavarësisht rregullave strikte në vendin e punës, ndërsa kimia mes tyre pritet të jetë një nga pikat më të forta të projektit. Premiera është planifikuar më 5 qershor në Netflix.
Nga ana tjetër, Brett Goldstein ka shprehur më herët admirimin për Lopez, duke vlerësuar performancën e saj në filmin Hustlers.
Ndërkohë, raportime të fundit sugjerojnë për një afrim të mundshëm mes tyre gjatë xhirimeve, megjithëse asnjëri nuk ka konfirmuar një lidhje jashtë ekranit.