Aktualitet

Qëlloi me pistoletë pas sherrit me një bashkëmoshatar, arrestohet adoleshenti në Durrës!

Qëlloi me armë zjarri në ajër gjatë një konflikti për motive të dobëta me një bashkëmoshatar më 7 janar, kapet dhe vihet në pranga 17-vjeçari në Durrës. Policia njofton se në cilësinë e provës materiale u sekuestrua dhe një armë zjarri, e llojit pistoletë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit te Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prishja e qetësisë publike” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Njoftimi zyrtar: 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, bazuar në inteligjencën policore dhe kontrollet e ushtruara, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit A. K., 17 vjeç, banues ne Sukth, Durrës.

17-vjeçari ishte shpallur në kërkim, pasi më datë 07.01.2025, rreth orës 15.30, në fshatin Kullë, Durrës, është konfliktuar për motive të dobëta, me shtetasin H.M., bashkëmoshatar i tij, dhe gjatë konfliktit ka qëlluar me armë zjarri, në ajër.

Shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, armën e zjarrit pistoletë me të cilën dyshohet se 17-vjeçari ka qëlluar në ajër gjatë konfliktit për motive të dobëta.