Regjisori i famshëm Quentin Tarantino po i rikthehet aktrimit 30 vjet pas rolit të fundit të rëndësishëm në karrierën e tij. Regjisori 62-vjeçar do të luajë në filmin e Jamie Adams “Only What We Carry”, i cili është roli i tij më domethënës në ekranin e madh që nga filmi i vitit 1996 “From Dusk Till Dawn”. Xhirimet e dramës, të vendosura në Francë, kanë përfunduar së fundmi dhe përshkruhen si “një meditim mbi dashurinë, humbjen dhe guximin e qetë të nevojshëm për të ecur përpara”. Tarantino do të luajë rolin e John Percy-t, një mik të vjetër të Julian Johns, i luajtur nga Simon Pegg.
Në kastin përfshihen edhe Sofia Boutella, Charlotte Gainsbourg, Liam Hellmann dhe këngëtarja Lizzy McAlpine në debutimin e saj në filmin artistik. Zgjedhja e aktorëve vjen pas vendimit të Tarantinos për të anuluar filmin “The Movie Critic”, i cili do të ishte projekti i tij i dhjetë dhe i fundit si regjisor para se të dilte në pension.
Quentin Tarantino është i njohur për kritikat e tij ndaj industrisë së filmit dhe shpesh thekson rëndësinë e origjinalitetit në skenar. Në një bisedë me Bret Easton Ellis, Tarantino zbuloi se nuk është i interesuar për ripërpunimin e filmave. Ai shpjegoi se e kishte parë disa herë përshtatjen origjinale të “Dune” të David Lynch dhe nuk donte ta shikonte më. Versioni origjinal i vitit 1984 i “Dune” konsiderohet si një nga filmat më të dobët të Lynch, ndërsa versioni i fundit ka marrë vlerësime.
Quentin Tarantino, së fundmi ka qenë i ftuar në podcastin “The Church of Tarantino”, ku ka folur për projektet e tij dhe mbi regjisorin që ai e konsideron më të mirin. Gjatë bisedës, Tarantino tregoi se filmi i tij i radhës do të quhet “The Adventures of Cliff Booth”, një histori që e zhvillon më tej botën e “Once Upon a Time in… Hollywood”, duke u fokusuar tek personazhi i Brad Pitt, Cliff Booth.