Politikë

Rama akuza opozitës për protestat: Edhe kur u ranë pantallonat në fund të këmbëve, shkatërruan fasadën e Kryeministrisë!

Në kuadër të 35-vjetorit të themelimit të Partisë Socialiste, kryesocialisti dhe kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim masiv me socialistë të Qarkut Dibër.

“Çfarë e ka karakterizuar PS-në: prirja për të ndërtuar dhe ka qenë gjithmonë e detyruar të përballet me forcën e shkatërrimit, forcën që kur ka pasur në dorë mundësinë të shkatërronte Shqipërinë e ka bërë, edhe kur i kanë rënë pantallonat në fund të këmbëve ka shkatërruar fasadën e Kryeministrisë dhe kazanët e plehrave.

Ata që PS ka pasur, por tani s’i ka më përballë se i ka mbaruar, ka qenë gjithmonë mishërimi i urrejtjes, i ndarjes së shqiptarëve këtej dhe andej, ndarja në demokratë dhe komunistë, njerëz të demokracisë dhe diktaturës. Një përçarje që u shtri deri në fshatin më të largët, kur ziheshin komshinjtë për partinë, kur akoma ishin pa gjërat më elementare.

PS e ka të shkruar në ADN-në e vet edhe raportin kristal me interesin kombëtar, edhe marrëdhënien e drejtë me të shkuarën, por edhe marrëdhënien qytetare me shoqërinë”, u shpreh kryeministri Rama.

LEXO EDHE: Udhëzimi mbi trajtimin hormonal në QSUT, reagon Ilir Meta: Shëndeti nuk ka qenë kurrë prioritet i qeverisë, zgjedhin të financojnë falas…

Kryesocialisti theksoi se që nga themelimi i saj, Partia Socialiste ka ecur në arenën politike duke patur prioritet interesin kombëtar.

“Ne kemi parë dhe kemi dëgjuar shumë, por dhe kemi bërë shumë, dhe duke u kthyer tek çfarë tha Ulsiu në fjalën e tij përmbyllëse, unë dua ta rinënvizoj sepse historia e PS nuk nis me momentin kur hyra në parti unë me Ulsiun. Por nis në momentin kur idealët dhe progresistët bënë një zgjedhje shumë të qartë dhe u shkëputën në mënyrë shumë të arsyeshme nga e shkuara, duke i dhënë jetë një partie e cila në këto 35 vite ka shënuar disa gjëra të rëndësishme në librin e jetës politike shqiptare.