Aktualitet Politikë

Rama: Ballkani Perëndimor ecën drejt mundësive të tregut të përbashkët europian!

Gjatë samitit në Tiranë, “Rruga jonë drejt BE”-së, kryeministri Edi Rama theksoi se Ballkani Perëndimor ka zgjedhur të ecë përpara së bashku, duke përdorur planin e rritjes si udhërrëfyes, jo drejt Brukselit si një pritje pasive, por drejt lirive dhe mundësive të tregut të përbashkët evropian.

Për shkak të mosmarrëveshjeve të vjetra, kemi humbur trenin, në vend që të merrnim një biletë. Europa nuk ka qëndruar në pritje, por ka vepruar, dhe as ne nuk mund të shtyjmë punën e sotme. Bashkë duhet të ndërtojmë atë që na takon sot.

Rama nënvizoi se tarifat e roaming-ut për qytetarët do të ndihen më 2026-ën, ndërsa Shqipëria do t’i aplikojë ato përfundimisht në prill të 2026.

Tarifat roaming qytetarët do t’i ndjejnë në vitin 2026 në xhepat e tyre. Shqipëria do t’i përfundojë deri në prill 2026. Do të jetë suksesi ynë i ardhshëm për SEPA-n. Roaming-u nuk ka të bëjë me tarifat telefonike, por me heqjen e një tarife tjetër mes nesh dhe Europës. Ne e kemi nisur këtë proces në Shqipëri dhe nga viti i ardhshëm do të bëhet pjesë e jetës sonë, duke na afruar më shumë me Europën. Kur BE-ja të nisë me procesin e anëtarësimit më 2027-ën, ne do të jemi gati për pritjen aty.

Kryeministri përmendi edhe përparimin në pikëkalimet kufitare, duke thënë se është rënë dakord për 16 pikë përmirësimi. Sot, me marrëveshjet mes Komisionit Europian e Bankës Botërore do të hapet rruga për financimin dhe ekspertizën, që nënkupton rrugë më të shkurtra e ekonomi më të shpejtë.

Në fushën dixhitale, Rama theksoi se infrastruktura dixhitale e Europës do të shtrihet në çdo cep të Ballkanit.

Identiteti dhe portofoli dixhital do të jenë nismat e së ardhmes. Ne në Shqipëri e kemi gati dhe nga viti i ri do bëhet pjesë e jetës tone duke iu afruar edhe më shumë Europës. Kur BE-ja të nisë me të në vitin 2027, ne do të jemi në pritje aty për BE.

Më tej, theksoi rëndësinë e agjendës së reformave, duke u shprehur se rajonit nuk i janë dhënë kurrë reforma në këtë shkallë, me një mbështetje prej 414 milion eurosh, që do të ndikojnë në përmirësimin e strukturave dhe jetës reale të qytetarëve.