Kryeministri Edi Rama është ndalur sot në një fushë sportive në Lungomare, në qytetin e Vlorës, ku pastroi ambientin nga mbeturinat e lëna në fushë.
Kreu i Ekzekutivit kërkoi që personat përgjegjës për mirëmbajtjen e qytetit ta pastrojnë atë, që turistët vendas e të huaj, mos t’i shohin këto pamje.
Rama thekson se vetëm 3 minuta e ndajnë turpin nga dinjiteti më i zakonshëm që duhet të ketë një qytet
“Pa koment. Bashkia Vlorë. Dashuria për vendin. Vetëm 3 minuta e ndajnë turpin, jo nga nderi, por nga dinjiteti më i zakonshëm që duhet të ketë një qytet, një komunitet, por dhe një bashki. Në radhë të parë ata që vijnë e luajnë këtu, bëjnë mirë që t’i mbledhin dhe mos t’i hedhin të paktën. Ata që duhet ta mirëmbajnë këtë bëjnë mirë që të vijnë e ta pastrojnë para se të lindi dielli dhe njerëzit kalojnë anash, shqiptarë e të huaj dhe të shohin këtë pamje që është një turp”, tha Rama krahas videos.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/259235738873371/