Aktualitet

Rama ndan raportin BTI 2026: Shqipëria e para në transformimin politik dhe qeverisje në rajon!

Shqipëria e para në Evropën Lindore me 7.70 pikë sa i përket transformimit politik. Kjo referuar raportit të fundit të hartuar nga Indeksi i Transformimit i Bertelsmann Stiftung (BTI). Aty vlerësohen dhe krahasohen proceset e transformimit drejt demokracisë e performanca ekonomike për gjithë vendet e botës, nga 1 shkurti 2023 deri më 31 janar 2025.

Shqipëria e para edhe në aspektin e qeverisjes me 6.71 pikë, duke lënë pas vendet Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Kosovën, Bosnjë-Hercegovinën e në fund Serbinë. Sa i përket transformimit ekonomik, vendi ynë është pozicionuar pas Malit të Zi që është pararojë e Maqedonisë së Veriut. Në rrjetet sociale, rezultatet i ndau kryeministri Edi Rama:

Njoftimi i plotë:

RAPORTI QË NUK DO TA GJENI NË KANALE E PORTALE

BTI 2026 – Klasifikimi i Evropës Juglindore

1. Transformimi Politik

Shqipëria — 7.70

▫️ Maqedonia e Veriut — 7.65

▫️ Mali i Zi — 7.40

▫️ Kosova — 6.90

▫️ Bosnja dhe Hercegovina — 5.95

▫️ Serbia — 5.18

2. Transformimi Ekonomik

▫️ Mali i Zi — 7.50

▫️ Maqedonia e Veriut — 7.18

Shqipëria — 7.11

▫️ Serbia — 6.79

▫️ Bosnja dhe Hercegovina — 6.57

▫️ Kosova — 6.21

3. Qeverisja

Shqipëria — 6.71

▫️ Maqedonia e Veriut — 6.07

▫️ Mali i Zi — 5.90

▫️ Kosova — 4.81

▫️ Bosnja dhe Hercegovina — 4.03

▫️ Serbia — 3.96

Rreth BTI

Që nga 2006-ta, Indeksi i Transformimit i Bertelsmann Stiftung (BTI) analizon e vlerëson çdo dy vjet cilësinë e demokracisë, performancën ekonomike dhe qeverisjen në mbarë botën. Kampioni aktual përfshin 137 vende.

23 shtete të OECD-së, përfshirë Gjermaninë e Shtetet e Bashkuara, aktualisht nuk janë pjesë e vlerësimit që bazohet në më shumë se 5 mijë faqe raportesh të detajuara për vendet, të përgatitura në bashkëpunim me rreth 300 ekspertë nga universitete dhe qendra kërkimore kryesore në mbi 120 vende.

BTI është i vetmi indeks krahasues ndërkombëtar që mat performancën e qeverisjes, duke përdorur të dhëna primare të vetat dhe që ofron analizë të plotë të kapacitetit drejtues politik në proceset e transformimit.