Live From Tirana

“Rama nuk do natyrën, as artin”/Sazan Guri: Kush e goditi teatrin?

I ftuar nëpërmjet një lidhje telefonike për “Live From Tirana”, ka qenë aktivisti Sazan Guri, për të diskutuar më shumë mbi situatën aktuale në Theth, mbi aksionin e prishjes së objekteve pa leje. Si e komenton ai këtë situatë?

Duke u ndalur tek fakti që sipas tij për të gjithë këtë është shkaktar kryeministri Edi Rama, ai u shpreh:

Rama nuk e do natyrën, nuk do sportin, nuk do artin. Kush e goditi teatrin? Meqë ishte artist ai, pse e goditi në 2003, në kohën e Violeta Manushit, deri sa i mori shpirtin, në fund e shkatërroi fare. Pse e goditi? Pse i goditi sportistët? Pse nuk i ka vlerësuar artistët, meqë po thua që është artist? Pse nuk ka vlerësuar piktorët? Vetëm piktorat e veta gjoja i shet dhe e quan se ka paranë e vet. Si artist, duhet të kishte shpirt artisti. Më thoni një veprim mjedisor, ekologjik të tij. I ka të gjitha antimjedisor. Ky i ka shkrirë, i ka blerë të gjitha shoqatat ambientale. Sot nuk kam kolegë ambientalistë që të dalin të thonë një fjalë për ta korrigjuar zotin Rama. Unë nuk jam kundra Ramës, unë ndoshta nuk pëlqej këshilltarët që ai ka