Aktualitet

Rama rikthehet në Vlorë, inspektim lirimit të hapësirave e zbatimit të porosive!

Kryeministri Edi Rama sot u rikthye në Vlorë, për të dytën herë në 4 ditë dhe që pas kritikave çoi në largimin e drejtorëve të bashkisë që dhanë dorëheqje. Me kryebashkiakun, Ermal Dredha dhe grupin e punës inspektoi lagjen “Muradie” e Lungomaren ndërsa dy ditë më parë, la një ultimatum lidhur me lirimin e hapësirave publike.

Hiqni tavolinat dhe karriget, lironi hapësirën iu drejtua kryeministri një pronari.

Lidhur me dorëheqjet, Rama u shpreh se e kanë kuptuar që “qyteti është mbi të gjitha”.

E kanë kuptuar që nuk janë të përshtatshëm për atë detyrë.  Ky është vetëm hapi i parë i një transformimi. Bashkia e Vlorës do të jetë institucion për qytetarët dhe i pagjumësisë. Ftoj të rinj e të reja të aplikojnë, ne do të jemi në krah të tyre.

Problemi i hapësirave publike është një problem që po trajtohet në terren. Nuk ka tendencë për t’i zënë frymën bizneseve. Të harmonizohen interesat e biznesit dhe të qytetarëve. Zaptimi i trotuarit, kioskëzimi, i papranueshëm. Problem tjetër i Vlorës janë parkimet. Kemi filluar punën për dy parkime publike. Policia Rrugore do të jetë shumë e ashpër për parkimet e paligjshme.

Një tjetër problem është uji i pijshëm. Ky është keqmenaxhim total nga autoritetet. Ka abuzim edhe nga qytetarët, vadisin bahçet e lajnë makinat. Po përgatitet një paketë për ta reformuar këtë sektor.