Politikë

“Rama të japë dorëheqjen”- Berisha: Protestat e PD para 20 shkurtit!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nuk e përjashtoi mundësinë që protestat opozitare të nisin para datës 20 shkurt.

I pyetur nga gazetarët, Berisha tha se data ende nuk është përcaktuar dhe është duke u diskutuar me strukturat.

“Do përcaktohet, por ka mundësi para datës 20. Nuk është përcaktuar. Sot fillojnë konsultimet. Do përcaktohet, do ketë njoftim. Por do ketë pa diskutim protestë. Nuk ka, nuk heqim dorë ne. Ne jemi tani, e kemi thënë edhe më para ne këtë, strategjia jonë është protesta”, tha Sali Berisha.

Teksa kujtoi 20 shkurtin 1991, kur u rrëzua busti i diktatorit Enver Hoxha, Berisha i kërkoi Edi Ramës që të japë dorëheqjen.

“Ndaj dhe i them edhe njëherë jep dorëheqjen menjëherë. Jep dorëheqjen sepse do të tërheqin dhe mos harro kurrë 20 shkurtin se çfarë dinë të bëjnë shqiptarët me kultet e rreme, me kultet satanike. Pra, jep dorëheqjen”, tha Sali Berisha.