Aktualitet Politikë

Berisha në SPAK përshëndet arrestimin e Maduros

Dosja “Partizani”, sot Sali Berisha ishte në Prokurorinë e Posaçme, në zbatim të masës “Detyrim për paraqitje”.

Në një deklaratë për media pas daljes nga SPAK-u, Berisha komentoi arrestimin e presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Maduro dhe përplasjet mes protestuesve dhe policisë në protestën e mbrëmshme (4 janar) të organizuar nga “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë.

Berisha përshëndeti arrestimin e Maduros duke e konsideruar “një fitore për njerëzit e lirë”.

Rama zhvillon farsë elektorale si Maduro. Një nga shkaqet që Maduro u arrestua, ishte fakti se ai nuk zhvillon zgjedhje, Rama zhvillon farsë elektorale.

Kam përshëndetur arrestimin dhe ndëshkimin e Maduros si fitore për njerëzit e lirë. Por nuk kam deklaruar e forcat Delta do vijnë të arrestojnë Ramën.

Lidhur me tensionet e përplasjet në protestën e “Shqipëria Bëhet”, Berisha dënoi atë që e cilësoi “dhunë policore”, duke e konsideruar “akt të shëmtuar”.

E kam dënuar me forcën më të madhe dhunën policore ndaj protestës së organizuar nga “Shqipëria Bëhet”. Akt i shëmtuar. Rama i tmerruar nga çdo protestë.

Kryedemokrati paralajmëroi edhe se aksioni opozitar gjatë këtij viti do të vijojë me protesta, kryengritje e revolta “paqësore”.

Fitore do të sjellë 2026-ta, largimin e Ramës dhe votën e lirë për shqiptarët. Me protestat më të fuqishme që ka njohur vendi. Të gjitha format e protestave janë të mundshme. E kemi betejë vendimtare këtë. Kryengritje, revolta paqësore do të kemi.