Emisioni më i kërkuar nga të gjithë fanatikët e sportit. Glent Nallbani, Edi Manushi, Redi Jupi, Lorenc Jemini dhe Gëzim Sinemati mendojnë për të gjithë ju dashamirës të futbollit duke sjellë “Pasó”, emisionin që do t’ju ndjekë çdo të premte në frekuencën e radios tuaj të preferuar, vetëm në Top Albania Radio. Një program sportiv prej 120 minutash i rikthehet informacionit dedikuar sportit çdo javë. Konceptuar si një emision info-argëtues, informohuni mbi faktet, njihuni me protagonistët dhe qëndrimet e tyre.
Së fundmi Lorenc Jemini ka treguar një situatë të ndodhur vite më parë kur një arbitër goditi një lojtar.
Para disa vitesh ka qenë Mamurrasi në kategori të parë dhe kishim një arbitër nga Tirana, ka ikur në Amerikë tani nuk po ia përmend emrin. Ishte burrë, i palestruar dhe i vjen një lojtar në pushim edhe e shtyn. Ky i thotë largohu se do të jap karton të kuq. Ai fillon e shan dhe në momentin që tenton ta godasë, i këput një ky arbitri atij. Direkt në tokë ai, pa ndjenja ai. E bukura ishte se më pas dënuar arbitrin.