E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ka qenë Rea Shena, menaxhere artistësh dhe rekrutuese talentesh. Ajo ka folur më shumë mbi famën dhe koston e të qenurit VIP…
Cila është kosto që ‘paguajnë’ personazhet e famshëm? Ka personazhe që kalojnë në gjendje të rëndë psikologjike për shkak të komenteve, apo që trajtohen me muaj tek psikologu…
Gjendja e tyre emocionale është ajo çfarë ata paguajnë më tepër. Ana psikologjike është jashtëzakonisht e rëndë për shumë personazhe publike, kur ndodh kjo pjesa e komenteve, një situatë jo e mirë që mund të ndodhë me ta jashtë kamerave, por dhe në kamera, siç ndodh përshembull kur je në reality show. Por që ka kosto, ka kosto jashtëzakonisht të madhe, mendoj. Duhet të fillojmë të jemi pak më empatikë ndaj personazheve publike. Nuk e kuptoj dot se si mund të shkosme ndërgjegjje të plotë e të shkruash gjëra duke i uruar dikujt të keqen, vdekjen, gjëra shumë të rënda. Kur kapen me fëmijët është akoma dhe më e rëndë. Është një situatë që unë nuk e konceptoj dot as për nejriun që mund ta urrej më tepër. Duhet të fillojmë të mësohemi që ne jemi njerëz të ndryshëm, mendojmë ndryshe, kemi eksperienca të ndryshme, nuk mund të duam të gjithë të njëjtin person, nuk mund të jemi të gjithë pro një personi. Por dhe kur jemi kundra, të dimë ta bëjmë me një rafinesë, sepse nuk na e kanë për borxh. Fakti që ata kanë zgjedhur që të jenë perosonazhe publikë dhe të na japin ne show apo të na bëjnë pjesë të jetës së tyre, nuk do të thotë që ne kemi çdo potencial të mundshëm që të themi dhe të bëjmë çfarë të duam me ta. Duhet të jemi shumë empatikë. Ka ardhur koha që me gjithë këto gjëra që po ndodhin nëpër botë, duhet të jemi empatikë ndaj njëri-tjetrit dhe sidomos empatikë ndaj njerëzve që nuk dimë fare se çfarë ndodh pas kamerave me jetën e tyre.