E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ka qenë Rea Shena, menaxhere artistësh dhe rekrutuese talentesh. Ajo ka diskutuar më shumë mbi lajmet më të fundit që po qarkullojnë nga bota e showbizit.
I ke parë këto surprizat e fundit me trëndafila të kuq në Palasë? Të kanë sjellë ndonjëherë ty dhuratë të tillë?
Në Palasë jo, më erdhën në shtëpi se kisha ditëlindjen para disa kohësh.
Sa lek kushtuan këto lule?
Duhet të pyesim personin, po besoj se duhet të ishin te njëmijë e ca lule. Po tremijë bëjnë…
Tremijë euro trëndafila i more edhe ti?
Po, tani do t’i marr edhe unë… Pse çfarë kam unë?