Fotot prapa skenave të Michelle Obamës nga një set fotografik nga Annie Leibovitz kanë shkaktuar reagime në mediat sociale.
Annie Leibovitz gjithmonë e dinte se një foto mund të bëjë më shumë sesa thjesht të kapë një moment – mund të thotë diçka”, shkroi ish-Zonja e Parë e SHBA-ve, 61-vjeçare, në mbishkrimin e postimit në Instagram, me disa komentues që pretenduan se ajo mori ilaçe për humbje peshe.
Libri i saj “Gratë” bëri pikërisht këtë, duke zgjeruar mënyrën si i shohim gratë dhe jetën që ato jetojnë përmes objektivit të saj. Ishte një nder për mua që Annie të më fotografonte për botimin e ri, duke kapur shumë mënyra se si shihen gratë sot. Shpresoj ta gjeni po aq frymëzues sa unë.

Por, imazhi i saj me një bluzë gri, xhinse dhe çizme kafe prej lëkure të butë që i tregonin krahët dhe një pjesë të barkut të dobësuar, ngjalli spekulime se përdori Ozempic ose ilaçe të ngjashme GLP-1 për të arritur figurën e saj të re. Ja disa prej komenteve:
Nuk po të kritikoj, por për hir të Zotit ji e sinqertë për këtë!
Ata kanë para, nuk kanë pse të shqetësohen për mbulimin e sigurimit dhe të kalojnë nëpër të gjitha këto procedura.
Shtimi në peshë do të jetë brutal…
Quhet Ozempic.
Një trajner personal dhe një dietë të rreptë, por jo, Ozempic-u është shumë më i lehtë.