Aktualitet

Receta elektronike nuk funksionon, KLSH konstaton një sërë problemesh

Receta elektronike, e cila ka nisur të përdoret në shërbimin shëndetësor parësor, nuk po funksionon. Problemet me internetin dhe ngadalësinë e tij janë bërë pengesë kryesore. Një audit i Kontrollit të Lartë të Shtetit konstatoi se më shqëtësuese është mosfillimi i funksionimit të recetës elektronike në Qendrën Spitalore Universitare, nga ku ekspertët mendojnë se duhet të niste kjo risi.