Bota

Refuzohet emërimi i Marcello Foas në postin e kreut të rrjetit televiziv “Rai”

Qeveria euroskeptike italianë pëson disfatën e parë. Ligjvënësit refuzuan sot emërimin e një gazetari në postin e kreut të rrjetit televiziv kombëtar Rai. Deputetët e opozitës hodhën poshtë emërimin e Marcello Foas. Ai është kritikuar ashpër për pozicionet e tij proruse dhe euroskeptike. Kjo është hera e parë që qeveria e re, që mori pushtetin në muajin qershor, është mposhtur në Parlamentin italian, aty ku ka një shumicë të rehatshme.