Rob Reiner, regjisori legjendar amerikan dhe bashkëshortja e tij Michele Singer Reiner u raportuan të vdekur, sipas TMZ. Trupat e tyre u gjetën të pajetë dje pasdite në shtëpinë e Rob-it e Michele-ës, në Brentwood. Sipas burimeve të dy trupat kishin plagë thike.
Rob, djali i komedianit të famshëm Carl Reiner, i cili ndërroi jetë në vitin 2020, e filloi karrierën në showbiz si shkrimtar komedie në vitet 1960, duke bashkëpunuar me Steve Martin në “Smothers Brothers Comedy Hour” në vitet 1968 e 1969.
Gjatë viteve 1970, Rob luajti rolin e Michael Stivic, i njohur edhe si “Meathead” në sitcom-in e famshëm “All in the Family”, për të cilin fitoi dy çmime “Primetime Emmy” për aktorin mbështetës më të mirë në një serial komedi.
“All in the Family” pati 205 episode dhe përfundoi në vitin 1979. Pas serialit, fokusi i Reiner-iy u zhvendos më shumë drejt regjisë. “This is Spinal Tap” shënoi suksesin e tij të parë të madh në karrierën si regjisor.
Gjatë dekadës së ardhshme, Reiner drejtoi filma ikonikë si “Stand By Me”, “The Princess Bride” dhe “When Harry Met Sally”. Ndërsa drejtonte “When Harry Met Sally”, Rob takoi Michele, një fotografe dhe të dy u martuan në vitin 1989.
Ndoshta edhe më shumë se kaq, marrëdhënia e tyre e bindi Rob-in të ndryshonte fundin e komedisë romantike në mënyrë që personazhet e Billy Crystal dhe Meg Ryan të përfundonin bashkë.
Rob punoi si regjisor për më shumë se 35 vite martesë… duke drejtuar projekte si “Misery”, “A Few Good Men”, “The American President”, “The Bucket List” dhe “Spinal Tap II: The End Continues”.
Po ashtu ka realizuar një projekt tjetër ku shfaqen pamje nga koncertet live të grupit fiktiv “Spinal Tap” që performon në Stonehenge së bashku me emra të tjerë të mëdhenj në muzikë. Filmi do të dalë vitin e ardhshëm.
Michele dhe Rob ishin prindër të tre fëmijëve nga martesa e tyre: Jake, Nick dhe Romy. Rob ka edhe një vajzë, Tracy, nga martesa e tij e parë me regjisoren Penny Marshall. Rob ishte 78 vjeç ndërsa Michele, 68.