Reperi dhe DJ i njohur amerikan, “Lil Jon” Jonathan Smith, është konvertuar në fenë islame. Aktiv që nga vitet e 90-ta dhe i konsideruar me një ndikim pionier në këtë fushë, Smith tha shahadetin në prani të Imam Ahson Syed në Xhaminë King Fahed në Los Angeles në javën e parë të Ramazanit.
Jon Smith është i njohur për popullarizimin e një zhanri të muzikës rap që quhet “crunk”. I lindur në Atlanta, Smith filloi karrierën e tij si adoleshent në fillim të viteve 90-ta. Jashtë industrisë, reperi ishte përfshirë edhe në punë bamirësie, duke hapur dy shkolla për fëmijët në Ganë. Përveç këtyre raportimeve, Lil Jon si duket e kishte konfirmuar konvertimin e tij në fenë islame edhe në llogarinë e tij në Instagram ku publikoi një thënie dhe përshkrimi i postimit ishte “Alhamdulillah”.
Jonathan ka publikuar gjithsej pesë albume. Për më tepër, Lil Jon shërbeu si producent diskografik për shumicën e regjistrimeve nga artistë të të cilëve popullarizuan zhanrin. Këto përfshijnë reperin me bazë në Miami, Pitbull, reperët me bazë në Bay Area, Too Short dhe E-40 dhe artistët e tjerë me bazë në Atlanta, Ludacris, Ciara dhe Usher.
Si producent, Lil Jon ka prodhuar disa këngë hit të Billboard Hot 100, duke përfshirë “Salt Shaker”, “Cyclone”, “Get Low”, “Snap Yo Fingers”, “Damn!”, “Freek-a-Leek”, “Lovers and Friends”, “Goodies” dhe “Yeah!”. Ky i fundit i dha Lil Jon një çmim Grammy për performancën më të mirë Rap/Sung si pjesë e pesë nominimeve të tij për çmimin Grammy. Reperi është listuar si një nga fituesit më të mirë të çmimeve Billboard Music Award të të gjitha kohërave në 2016.