Celebrities Gossip Showbiz

Reperja e njohur Doechii shkakton kritika pasi u filmua duke i bërtitur ekipit të saj përpara Met Gala-s!

Reperja amerikane Doechii e gjeti veten në qendër të vëmendjes në Met Gala të këtij viti por jo vetëm për shkak të zgjedhjes së saj të modës, por edhe për shkak të videos që shkaktoi reagime të shumta në rrjetet sociale. Doechii mbërriti në Met Gala pas një viti të suksesshëm në muzikë dhe veshja e saj Louis Vuitton ishte e përbërë nga pantallona të shkurtra dhe një xhaketë. Megjithatë, mbërritja e saj nuk ishte momenti i vetëm që tërhoqi vëmendjen, ajo që ndodhi prapa skenave shkaktoi reagime të shumta.

Në pamjet e filmuara përpara hotelit luksoz Mark në Nju Jork, paparacët fillimisht kapën veshjen e saj dhe më pas zëri i saj u dëgjua nga pas perdes, duke bërtitur: “Jo, ndalo” dhe “Më jep një çadër tjetër tani”, duke iu drejtuar anëtarëve të ekipit të saj. Kolegët e saj dukeshin dukshëm të mërzitur ndërsa ajo kërkoi, “Më shumë çadra të mallkuara”. Në vend që të kërkonte falje dhe të merrte përgjegjësi, Doechii publikoi një video dhe një deklaratë pas incidentit, në të cilën dukej se përpiqej të justifikonte sjelljen e saj.

“Tmerr, vajzës i duhen më shumë çadra,”-shkroi ajo me sarkazëm pranë videos në TikTok. Megjithatë, reperja më vonë ndau një mesazh në të cilin shprehu krenarinë e saj për ekipin e Louis Vuitton. “Jam krenare për ekipin tim për një natë të mrekullueshme”-tha ajo. “Kemi ëndërruar për këtë Met për një kohë të gjatë dhe tema e këtij viti përputhet në mënyrë të përkryer me atë që unë përfaqësoj dhe për atë që mbështes. Të gjithë shkëlqyen, tema u pëlqye dhe ne kaluam shumë mirë”-tha ajo.