Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, e premte 14 shkurt!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e sotme, vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme me reshje të herëpasherëshme shiu, me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit e lokalisht mesatar në formë shtrëngatash, në veriperëndim dhe jug të territorit.

Në Alpe dhe relievet e larta malore në veri e lindje priten reshje dëbore me intensitet të ulët. Era fryn me drejtim nga kuadrati i jugut e me shpejtësi 2-10 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet, hera-herës do të fitojë shpejtësi 8-16 m/s, shoqëruar me valëzimin në detet Adriatik dhe Jon të forcës 2-4 ballë.

Prezencë e mjegullës/mjegullinës gjatë orëve të mëngjesit e mbrëmjes, po ashtu në momentin e reshjeve.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
5/11
Diell re shi

Kukës
1/6
Diell re shi/borë

Lezhë
7/12
Diell re shi

Dibër
3/10
Diell re shi/borë

Durrës
7/17
Diell re shi

Tiranë
7/17
Diell re shi

Elbasan
6/16
Diell re shi

Berat
6/17
Diell re shi

Vlorë
7/16
Diell re shi

Korçë
0/6
Diell re shi/borë

Gjirokastër
5/15
Diell re shi

Sarandë
7/16
Diell re shi