Një rrebesh shiu dhe reshje me intensitet të ulët e mesatar gjatë ditës së premte kanë mjaftuar për të përmbytur disa nga rrugët e Durrësit.
Ndërkaq shkarja e sasive të konsiderueshme të dherave nga kodra në zonën e Currilave kanë shkaktuar bllokim të njërit aks të lëvizjes.
Reshjet e dendura të shiut kanë prekur dhe qytete të tjera në vend.
Vendi ynë edhe sot do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare e të dendura.
Reshjet e shiut priten të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit përgjatë vijës bregdetare dhe ultësirës perëndimore me intensitet të ulët. Gradualisht pas orëve të mëngjesit reshjet e shiut shtrihen në të gjithë vendin me intensitet të ulët deri mesatar. Hera-herës shtrëngata afatshkurtra.
Në zonën e veriperëndimit, qendërs nga orët e mesditës dhe deri në orët e vona të mbrëmje reshje shiu të herëpashershme me intensitet mesatar deri të lartë, në intervale të shkurtra kohore reshje shiu në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.