Reuters ka sjellur së fundmi fotot nga zjarri masiv që ka përfshirë Delvinën. Imazhet e kapura tregojnë vendin e shkrumburuar nga flakët, ndërsa banorët shikojnë të trishtuar katastrofën natyrore. Flakët që u përhapën me shpejtësi për shkak të erës bënë që të evakuohej spitali i Delvinës, si dhe banorë të zonës.

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, së bashku me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të FA-së Gjenerallejtënant Arben Kingji dhe drejtuesit vendorë kanë zhvilluar në mesnatë një takim në Delvinë për të koordinuar planin e masave për izolimin e plotë të flakëve dhe rikthimin e normalitetit në qytet. Për shkak të flakëve që po afrohen në qytetin e Delvinës, shumica e forcave të bashkive Sarandë, Gjirokastër, Konispol dhe Finiq, së bashku me Brigadën e Mbështetjes së Emergjencave Civile të Forcave të Armatosura, janë dislokuar në terren për të luftuar vatrat e rrezikshme të zjarrit dhe për të ndihmuar në evakuimin e banorëve.
