Showbiz

Rihapja e bizneseve, tashmë përfshihen edhe autoshkollat

Ndërsa fillimjava nisi me rihapje të klinikave dentare, parukerive, berberëve e dyqaneve në qendrat tregtare, listës i shtohen autoshkollat, por me dy faza. Nga sot, ristartoi regjistrimi i aplikantëve të rinj të cilët prej 2 muajsh presin të fillojnë kursin për marrjen e patentës. Por duhet të respektohet distanca e sigurisë mbi 1.5 m mes shoferit e praktikantit si dhe higjena. Ndërkaq, faza e dytë më 18 Maj ka të bëjë me instruksionin në rrugë ku nuk lejohet më shumë se një praktikant në kabinë. Edhe pjesa e praktikës do të zhvillohet nën masa sigurie: me maska, doreza, matje temperature e dezinfektant. Kursantëve që iu ndërpre kursi nga masat e izolimit, procesi mësimor vijon aty ku u ndërpre.