Kryeqyteti i Irlandës së Veriut, Belfast, ka rikrijuar Titanikun, jo mbi ujë, por në qiell. Një flotilje prej 950 dronësh u përdorën për të formuar siluetën e famshme të anijes në port, duke shënuar fillimin e fushatës “Made Of Here” të BBC-së.
I frymëzuar nga seriali “Titanic Sinks Tonight”, i prodhuar nga Stellify Media, ky instalacion ajror ka për qëllim të festojë qytetet dhe komunitetet që kanë frymëzuar shumë nga programet më të njohura të BBC-së.
Projekti u realizua nga ekipi krijues i BBC-së në Irlandën e Veriut, me pamjet për t’u ndarë edhe në mediat sociale e në YouTube.

Simon Young, kreu i BBC Factual Commissioning, e përshkroi këtë projekt si një mënyrë të përshtatshme për të rikujtuar një nga anijet më të famshme në histori dhe për të treguar fuqinë e rrëfimit të BBC-së në komunitetet lokale.