Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare Rita Ora ishte një ndër të parat e cila i’u përgjigj thirrjeve për të adoptuar një shtëpi të dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit për ta ndërtuar nga e para.
Ylli i hitit “Only Want You” zgjodhi shtëpinë e familjes Sala dhe pas 2 muajsh nga tragjedia, ata kanë një shtëpi të re.
Lajmin e mirë e ka konfirmuar kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj me anë të një postimi në rrjetet sociale.
“Premtim i dhënë, premtim i mbajtur! Në shtëpinë e re të familjes Sala e rindërtuar nga goca jonë Rita Ora e cila i’u përgjigj menjëherë thirrjes për të adoptuar një nga banesat e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Faleminderit nga zemra Rita” -shkruan ai në Instagram.