Showbiz

Rita Ora vjen krejtësisht ndryshe në kopertinën e revistës “LOVE”

Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora këtë herë është shfaqur ndryshe në kuadër të numrit të ri të revistës “LOVE”.

Rita u shfaq për herë të parë me flokë të shkurtër ngjyrë gështenjë, fustan të bardhë të kombinuara me një palë çizme.

Nëse nuk do t’i kishte postuar vetë këto pamje vështirë se do ta dallonim që është ajo.

Gjatë rrëfimit të saj për revistën, Rita flet për momente të rëndësishme të karrierës së saj si dhe për anën private.