Bota

Rohan: SHBA kërkon nisjen e bisedimeve të reja mbi programin bërthamor iranian

Presidenti Hassan Rohani thotë se “Çdo ditë, Irani merr mesazhet e Shteteve të Bashkuara se duan të nisin bisedime mbi programin bërthamor iranian”. Në një fjalim televiziv, Rohani u shpreh se paralelisht me presionet, Amerika jep sinjale se kërkon negociata. Pas vendimit të Donald Trump-it për tërheqjen nga Marrëveshja Bërthamore e Majit 2015, Uashingtoni i rivendosi sanksione të ashpra Republikës Islamike.