Vetëm pak ditë pas ndarjes së bujshme me Kim Turnbull, Romeo Beckham po përflitet për një romancë të re – kësaj here me modelen gjermane Caroline Daur.
Dyshja u fotografua duke dalë nga një festë në Hotel Costes në Paris, mbrëmjen e së shtunës, dhe sipas mediave ndërkombëtare, ata u panë duke hipur në të njëjtin makinë pas përfundimit të eventit.
Mbrëmja duket se nuk përfundoi aty. Romeo dhe Caroline thuhet se e vijuan natën në klubin “Giulia”, ku festuan deri në orën 02:30 të mëngjesit, përpara se të largoheshin veçmas.
Ndërkohë që fansat po përpiqen të kuptojnë nëse kemi të bëjmë me një lidhje të re, burime pranë familjes Beckham sugjerojnë se ndarja e Romeos nga Kim Turnbull ka shkaktuar edhe përçarje familjare, veçanërisht me Brooklyn Beckham dhe bashkëshorten e tij, Nicola Peltz, të cilët nuk ishin përkrahës të marrëdhënies së kaluar.
Caroline Daur, e njohur për stilin e saj të veçantë dhe suksesin në fushën e modës, duket se ka tërhequr vëmendjen e djalit të dytë të David dhe Victoria Beckham në një moment kyç për jetën e tij personale.
Mbetet për t’u parë nëse kjo afërsi e re do të marrë përmasa më serioze, apo thjesht është një kapitull i ri pas një ndarjeje me jehonë mediatike. Por një gjë është e sigurt: Romeo Beckham nuk po qëndron gjatë vetëm.