Gossip Showbiz

Rozana, finalistja e parë e “Big Brother”, Gerta shpërthen në lot drejtuar Gjestit: “Me fitu ti e pranoj…”

Rozana Radi është shpallur finalistja e parë e edicionit të katërt të “Big Brother VIP Albania”, pasi triumfoi në televotim kundër Gerta Gixharit. Me votat e publikut në anën e saj, këngëtarja siguroi një vend të garantuar në finale.

Rezultati nuk u prit mirë nga gazetarja Gerta Gixhari, e cila është parë duke qarë gjatë ditës së sotme, e tronditur nga fakti që nuk arriti të sigurojë finalen.

Ajo tha se nuk ia fal vetes këtë humbje, duke u shprehur se e pranon një fitore nga Gjesti, por jo nga Rozana apo Laerti.

Për Zotin e madh me fitu ti e pranoj, por me fitu ata nuk e pranoj

– u shpreh Gerta gjatë një bisede emocionale me Gjestin.

Ndërkohë, edhe këngëtari Gjesti reagoi ndaj zhvillimeve më të fundit në shtëpi.

Ai paralajmëroi, duke thënë me nota humori,  se të martën mund të largohet vullnetarisht nga gara, duke thënë se ndien se po i bëhet “kulaçi”.

E kam një parandjenjë që po më mbarohet ‘kulaçi’. Kam dhënë shpirtin për këtë lojë dhe nuk më duket se po vlerësohem siç duhet

Tensioni brenda shtëpisë është në rritje ndërsa spektakli i madh po shkon drejt fundit, duke sjellë emocione dhe përplasje mes banorëve të mbetur.