Në krye të pjesës së fundit të “Big Brother VIP Albania”, live nga shtëpia, në krye të moderimit janë Danja Koka dhe Egli Tako, me dy të ftuar tepër interesantë, Laert Vasilin dhe Rozana Radin.
Pa humbur kohë, dyshja ka kaluar në pyetje për të ftuarit, ku Egli iu drejtua Laertit duke e pyetur për ethet e finales, si ndihet ditët e fundit. Aktori është përgjigjur duke thënë:
Do më vijë shumë keq që kjo aventurë e bukur dhe ky udhëtim drejt vetënjohjes të mbarojë…
Më pas Danja kaloi tej Rozana duke e pyetur për ndjenjën e nominimit në të cilën është përballë Gertës, ku artistja shprehu se ka qenë më e qetë se në çdo nominim tjetër.
Danja ka sugjeruar se këto ditët e fundit, Rozi është shfaqur më argëtuese, duke menduar se kjo mund të jetë një strategji e saj. Diçka që Rozana iu përgjigj me humor:
Po, e kam shkruajtur dje…