Mëngjesi i sotëm në “Big Brother VIP Albania” nisi me shumë energji dhe të qeshura, falë këngëtares Rozana Radi, e cila u shfaq plot gjallëri duke kërcyer në oborr së bashku me Laertin.
Pas momentit plot ritëm, Rozana u drejtua për në dhomën e gjumit, ku çifti i sapo “martuar” Egli dhe Gjesti po flinin pas natës festive të dasmës së tyre brenda shtëpisë.
Me stilin e saj të njohur plot humor, Rozana tentoi t’i zgjojë duke thënë me zë të lartë:
Zgjohuni, se ka ardhur halla me xhaxhain!
Duke mos ndalur batutat, ajo iu drejtua Eglit me fjalët:
Zgjohu, se do fshish oborrin
Më pas shtoi me të qeshur:
Çfarë keni bërë? Qenkeni këputur.
Kujtojmë se mbrëmjen e kaluar, Egli dhe Gjesti kurorëzuan lidhjen e tyre me një dasmë simbolike dhe tradicionale, një prej momenteve më të komentuara të këtij sezoni të formatit.
Ceremonia u organizua me praninë e opinionistëve Arbër Hajdari dhe Neda Balluku, disa ish-banorëve dhe moderatorit Ledion Liço, i cili mori rolin e celebruesit të çiftit.