Aksident ajror në Gracie Mansion të Nju Jorkut, rrëzimi i një helikopteri i kushtoi jetën 5 turistëve. Piloti mbeti i plagosur, por jo në gjendje të rëndë. Mjeti i aksidentuar ishte Eurocopter AS350, helikopter me vetëm një motorr të lehtë, i aftë të transportojë deri në 6 persona. Autoritetet amerikane nisën hetimet për zbardhjen e shkaqeve. Qielli i Nju Jorkut përshkohet nga helikopterë të shumtë e ngjarje të kësaj natyre, nuk janë të rralla.