Detroit ka tashmë një segment rruge që i ngarkon makinat elektrike ndërsa ato kalojnë sipër tij. Në një pjesë prej rreth 400 metrash të rrugës 14th Street, nën asfalt janë vendosur spirale bakri që e shndërrojnë korsinë në rrugën e parë publike në Amerikën e Veriut që furnizon me energji automjetet në lëvizje. Ky projekt pilot funksionon me pajisje të posaçme të vendosur në automjetet testuese, të cilat tërheqin rreth 16 kilovat energji gjatë lëvizjes.
Qëllimi është që Michigan të kuptojë si mund të zgjerohet kjo teknologji për autobusë, furgonë dhe linja të ngarkuara urbane. Ekspertët thonë se, nëse rrugët arrijnë të ngarkojnë makinat gjatë lëvizjes, përfitimi më i madh do t’u shkojë qyteteve dhe shteteve që ndërtojnë këtë rrjet dhe jo drejtuesve që shqetësohen për karikimin e baterisë
Rikujtojmë se Lotus Evija, Pininfarina Battista dhe Rimac Nevera kanë të gjitha diçka të përbashkët. Këto janë disa nga hipermakinat elektrike më të rralla dhe më qesharake të ndërtuara ndonjëherë. Ndërsa hipermakinat elektrike ende nuk kanë marrë hov të madh midis entuziastëve, të gjitha përfaqësojnë një të ardhme të mundshme ku automjetet elektrike me fuqi të lartë thyejnë standardet tradicionale të supermakinave.
Ka një model të ri në këtë fushë tani; Aspark Owl. Ashtu si rivalët e tij më të njohur, Aspark Owl është absurd në çdo metrikë. Sistemi i tij plotësisht elektrik e vendos atë në radhët e hiperveturave të mëdha elektrike, ndërsa disponueshmëria e tij e kufizuar do të thotë se do të jetë një artikull koleksionistësh për vite me radhë. Tani, hipermakina e parë elektrike e Japonisë pritet të bëhet edhe më e dëshirueshme.
Ndërkaq, kompania Google ka sjell një përditësim për aplikacionin Maps, i cili sjell disa mjete të reja, përfshirë mundësinë për të kontrolluar disponueshmërinë e karikuesve për automjetet elektrike. Aplikacioni më parë shfaqte vetëm vendndodhjen e karikuesve për automjetet elektrike, por jo nëse ato ishin të lirë. Me fjalë të tjera, ishte plotësisht e mundur të arrinit në një stacion karikimi dhe të gjendeshit përpara një radhë automjetesh elektrike që prisnin të karikoheshin.