Rusia hedh poshtë paralajmërimet e Presidentit Amerikan për të mos nisur ofensivë në provincën siriane, Idlib, të cilën Moska e konsideron “fole terroristësh”. Një zëdhënës i Kremlinit tha se “Prania e militantëve atje po shkatërron procesin e paqes në Siri”. Donald Trump deklaroi se Irani dhe Rusia nuk duhet të sulmojnë Idlibin, pasi mijëra civilë rrezikojnë të vriten.